http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Grupi kriminal "Bajri" i cili u shkaterrua se fundmi nga policia e shtetit, ka pasur influence te rendesishme politike por edhe ne policine e Shkodres. Deklarata u be nga ministri Xhafaj ne studion e Sokol Balles ne Vizion Plus."Ky grup ka pasur influence shtetërore në kohëra të ndryshme ndër vite, madje edhe në polici. Në kohët e fundit ne kemi punuar shumë që tia heqim këto influence.Gjej rastin te përshendës prokuroret e kësaj cështje për kurajon sepse kanë qënë mes dy zjarresh. Nga njëra anë për presionin që kanë nga këto grupe dhe së dyti edhe nga sulmet e opozites,.Është anormale që në momentin që në kryesojmë nje operacion për të goditur krimin, mesazhi I parë I shkojnë njerëzve me influence ne politike.Na jane dashur per të tëra përgjimesh dhe hetimesh për të siguruar prova të mjaftueshme për këtë grup. Duhet të ishim të kujdesshëm në këtë drejtim prandaj e zgjatëm punën për këtë grup në 6 muaj."Xhafaj tha se jane 9 grupe kriminale te goditura ne vitin e fundit. Me konkretisht ne qytetin e Fierit ai shtoi se nga 4 grupe te evidenuara nga task forca operacionale, deri tani jane shkaterruar dy grupe.