E vërteta e reklamës shtetërore - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 6

Me ane te një deklarate për shtyp zëdhënësja e kryeministrit, Erla Mehilli, tentoi te binde opinionin publik se qeveria dhe ministritë kane shpërndarë ne mënyrë te drejte dhe pa abuzime reklamat shtetërore dhe vetëm ne mediat kombëtare. Por ky është vetëm një mashtrim për te gjithë publikun. Atë qe nuk e beri zëdhënësja e kryeministrit Sali Berisha, publikimin me transparence te listës se te gjithë televizioneve qe kane përfituar reklama shtetërore, po e bën "Vizion Plus", televizioni satelitor kombëtar qe edhe pse i dyti për nivelin me te larte te audiencës, është përjashtuar nga lista e përfitimit te reklamave shtetërore. Referuar te dhënave te kompanisë se monitorimit te mediave shqiptare "MC monitoring"duket qarte mashtrimi. Fondet nga reklamat shtetërore nuk i kane përçitur vetëm tre televizionet kombëtare, siç deklaron zëri zyrtar i Berishës, por edhe media te tjera lokale. Gjate vitit 2009-2010, nga reklamat e Këshillit te Ministrave, kohen me te madhe publicitare e ka përfituar "Televizioni Klan", madje me shume edhe se Televizori Publik Shqiptar. Gjate vitit 2009, "TV Klan", ka transmetuar 94 minuta nga reklamat qeveritare dhe 103 minuta ne vitin 2010. Ndërsa TVSh 76 minuta ne 2009 dhe 38 minuta ne 2010. E ndryshe nga pretendimet e zëdhënëses se Berishës, ne listën e televizioneve qe kane përfituar reklama bëjnë pjese edhe televizione lokale, si "Ora News" e "News 24", me një sasi te konsiderueshme minutash publicitare. Po kështu, Ministria e Brendshme vetëm ne vitin 2010 numëron ne "Televizionin Klan" 2627 minuta, ndërsa ne Televizionin Publik Shqiptar gati 4 here me pak 688 minuta. Ne listën e mediave lokale qe kane përfituar nga reklamat shtetërore është televizioni "Albanian Screen", krahas "News 24 "dhe "Ora News". Kjo politike është ndjekur edhe nga ministritë e tjera për vite e vite me radhe ku siç duket qarte, "Vizion Plus" është përjashtuar nga çdo reklame e institucioneve shtetërore. Si për te përligjur politiken e seleksionimit, televizionit "Vizion Plus", qofte edhe formalisht, nuk i është kërkuar as një oferte tarifash. E pavarësisht kësaj "Vizion Plus", u ka dërguar kërkesa zyrtare institucioneve shtetërore, një prej tyre Ministrisë se Bujqësisë, qe asokohe drejtohej nga Jemin Gjana, i cili ne mënyrë te padrejte dhe te paligjshme, kishte përjashtuar televizionin satelitor kombëtar nga lista e subjekteve qe duhet te kishin marre ofertat e tarifave. Duke besuar se kjo ishte pasoje e një gabimi njerëzor dhe shpresuar për zbatimin e te drejtës e ligjit, koha vërtetoi te kundërtën. Televizioni satelitor kombëtar "Vizion Plus", ne mënyrë te padrejte është përjashtuar dhe vijon te lihet jashtë listës se mediave te tjera, pasi qeveria shfaq hapur dhe qartazi politiken seleksionuese dhe preferenciale edhe ne shpërndarjen e reklamës.

Share This Video


Download

  
Report form