"Forca e Ligjit” godet fisin “Bajri”, 11 të arrestuar

RTV KLAN 2018-09-22

Views 0

Ky është momenti i shoqërimit në policinë e Tiranës së Safet Bajrit i njohur edhe si Safet Rustemi. Ai është një nga emrat më të përfolur kohët e fundit i akuzuar si i përfshirë në ngjarje kriminale në Shkodër dhe Belgjikë. Ndërkohë që ai shoqërohej ne polici pas ndalimit në një magazinë në zonën e Xhamllikut në kryeqytet, blutë  u kishin  vënë prangat edhe 10 personave të tjerë  në Tiranë, Shkodër dhe Roterdam të Holandës.

Në fokus të operacionit të koduar ?Oaz? ishte grupi i fisit Bajri, i konsideruar nga më të rrezikshmit vitet e fundit në Shkodër. Mes emrave të vënë në pranga janë Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam bashkë me Samet Hallunin. Pjesë e këtij grupi janë arrestuar që në ndërhyrjen e 6 shtatorit në Shkodër Ilir Rustemi, Emrah Plaku dhe ish-boksieri Astmer Bilali.

Prangat i janë vënë edhe trajnerit të kombëtares së femrave Armir Grimaj, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim pasi për të gjithë Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën arrest me burg. Në një dalje për mediat në krah të shefes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, tha se hetimet kishin zgjatur mbi 6 muaj ku janë kryer dhjetëra orë përgjime, janë shkëmbyer informacione me partnerët, janë analizuar mijëra faqe të dhëna, si edhe janë kryer veprime pro-akteve në terren, përmes kontrollit nga ajri (dron) dhe vëzhgimit intensiv.

Po për çfarë akuzohet grupi i Bajrëve?  Deri tani, policia thotë se ka të dokumentuara përfshirjen e tyre në 2 vrasje të ndodhura në Shkodër, njëra në 7 Shkurt 2001 dhe tjetra në 20 Qershor 2002, ku u vra një 15-vjeçare.

Akuzat ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal janë: "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë", në bashkëpunim, "Vrasje me dashje", e kryer në bashkëpunim, "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake", "Organizim i lotarive të palejuara", "Pastrim i produkteve të veprës penale" të kryer në bashkëpunim, "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë", kryer në bashkëpunim, "Përkrahje e autorit të krimit", 'Moskallëzim krimi", "Prodhim e shitje e lëndëve narkotike", vepra penale këto të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Policia thotë se është provuar në javët e fundit, se anëtarë të këtij grupi kriminal kanë kanosur dhe shtrënguar disa shtetas për dhënie shumash të konsiderueshme parash ndërsa po hetohet edhe si i përfshirë për disa nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Shkodër.

Ardi Veliu, Drejtor i përgjithshëm i Policisë se Shtetit: Grupi "Bajri", në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dyshohet se trafikonin lëndë të forta narkotike në shtete europiane dhe më pas paratë e përfituara nga ky aktivitet investoheshin brenda vendit.

Policia thotë se gjatë ndërhyrjes 3 prej anëtarëve të këtij grupi iu gjetën në trup 3 pistoleta, ndërsa në banesë kishin kanabis sativa. Hotel Resort ?Oaz? në Velipojë është sekuestruar pasi dyshohej se nëpërmjet tij pastroheshin paratë e ardhu...

Share This Video


Download

  
Report form