Kur ka kaluar rreth një vit nga nisja" />
Kur ka kaluar rreth një vit nga nisja"/>

Ora News - "Bajri", grupi i 19-ë kriminal i goditur nga Forca e Ligjit nga 41 në total

Ora News Emisione 2018-09-22

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kur ka kaluar rreth një vit nga nisja e operacionit kombëtar "Forca e Ligjit", autoritetet ligjzbatuese shqiptare duket se janë drejt përmbushjes së gjysmës së objektivit të tyre.

Nga 41 grupe kriminale të skeduara, 19 janë goditur në 19 operacione.

Zëvendës/Ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News foli edhe për 19 milion euro pasuri kriminale të sekuestruara.

Voda: Operacioni "Forca e Ligjit" do të vazhdojë jo vetëm për disa muaj por edhe më gjatë. Që në fillim kur u strukturua si ide "Forca e Ligjit" u skeduan 41 grupe kriminale që vepronin në gjithë territorin. Me goditjen e fundit të grupit Bajri në Shkodër numri ka arritur në 19. Kemi 19 operacione të suksesshme. 130 persona të arrestuar dhe 19 milion euro të sekuestruara. Këtu futen llogari bankare dhe pasuri të paluajtshme. Në operacionin e fundit ku u godit grupi Bajri patëm sekuestrimin e një hotel resorti në Velipojë, disa dyqaneve, makinave që kapin shumë e disa milionë euro. Jemi afër gjysmës së atij qëllimi final që operacioni "Forca e Ligjit" të jetë i sukseshëm.

Duke mbetur tek operacioni i fundit në Shkodër, Voda shpreson për kapjen shumë shpejt edhe dy personave të shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal "Bajri"

Voda: Bashkëpunimi midis Agjencive ligjzbatuese shqiptare por dhe atyre jashtë territorit të Shquipërisë, kryesisht të shtetit holandez mendoj se do të kemi një finalizim të suksesshëm të këtij operacioni edhe me kapjen e dy personave në kërkim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bajri-grupi-i-19-e-kriminal-i-goditur-nga-forca-e-ligjit-nga-41-ne-total

Share This Video


Download

  
Report form