“Forca e Ligjit”, 17 te arrestuar per kontrabande

RTV KLAN 2018-05-12

Views 12

Shtatëmbëdhjetë persona pjesë e një grupi kriminal që kontrabandonte kafe dhe cigare u arrestuan nga njësia e Antikrimit të Policisë së Tiranës, gjatë operacionit të koduar ?kontrabanda 2018?.

Pesë persona të tjerë janë ende në kërkim, ndërsa ndaj tyre janë ngritur akuzat e ?Kontrabandë me mallrat e akcizës? dhe ?tregtim transportim të mallrave që janë kontrabandë?. Astrit Vila 56 vjeç, banues në Tiranë dyshohet se ishte organizatori i kësaj skeme të kontrabandës së kafesë dhe cigareve. Ai është një nga personat e arrestuar.

Pamjet i përkasin ambienteve të magazinave ku u bllokuan 2.7 tonë kafe kontrabandë që besohet se importohej nga Greqia. Vlera e kafesë së bllokuar arrinte në shifrën e 900 mijë Lekëve. Po ashtu më tepër se 100 mijë paketa të markës ?Trokadero?, me vlerë 28 milionë Lekë, u bllokuan gjatë operacionit. Po kështu dy automjete që shërbenin për transportin dhe shpërndarjen e mallrave u sekuestraun nga policia.

Sipas njoftimit të policisë grupi po gjurmohej prej disa muajsh nga oficerët e antikrimit ekonomik. Hetimi zbuloi se grupi vepronte në mënyrë të strukturuar duke organizuar importimin e kafesë, magazinimin, shitjen dhe shpërndarjen e kafesë dhe cigareve kontrabandë.

Share This Video


Download

  
Report form