http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Grupi kriminal "Bajri", i cili vepronte në veri të vendit dhe jashtë Shqipërisë, kryesisht në Belgjikë, është shkatërruar nga policia e shtetit, duke arrestuar 11 persona dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim.Kreu i kësaj organizate kriminale, Safet Bajri u prangos mbrëmjen e së premtes në një magazinë, në zonën e njohur si ?Xhamlliku? në Tiranë. Ndërsa 10 të arrestuarit e tjerë janë Behar Brajoviq (Bajri), Samet Halluni, Ilir Rustemi, Emrah Plaku, Astmer Bilali, Armir Grimaj, ish portieri i vllaznisë së Shkodrës, Fabiol Rexhepi, Ismet Idrizi, Denis Brajoviq dhe Klaudio Hoxhalliu.Detajet e operacionit u bënë me dije nga drejtori i policisë, Ardi Veliu.Deri më tani, ndaj këtij grupi kriminal janë dokumentuar dy vrasje.Edhe në Belgjikë, Safet Bajri është cilësuar si koka e grupit kriminal për trafikun e drogës apo prostitucionin, për të cilin ka edhe dy dënime me nga 9 vite burg.Grupi kriminal akuzohet për vepra të rwnda , si vrasje me dashje, "Organizim i llotarive të palejuara", "Pastrim i produkteve të veprës penale" të kryer në bashkëpunim, "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë", etj. Gjatë arrestimit, tre prej tyre iu gjetën 3 armë zjarri, ndërsa në banesa edhe kanabis sativa.