Goditet grupi shqiptaro-bullgar - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-08

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një grup i trafikut të drogave të forta, u godit nga policia spanjolle në bashkëpunim me atë shqiptare. I koordinuar nga nga Zyra Kombëtare Europol, operacioni ?Cromanon? shkatërroi grupin që vepronte në Spanjë dhe përbëhej nga tre shqiptarë dhe një bullgar. Sipas njoftimit të Europol, u sekuestruan 38 kilogramë heroinë, 8 kilogramë kokainë e dhe 50 kilogramë përzierës, ndërsa u shkatërrua një laborator, i cili shërbente dhe si magazinë për përzierjen e drogës.Policia spanjolle konfirmon se grupi merrej me shpërndarje heroine në Barcelonë dhe Tarragona. Gjatë operacionit u krye kontrolli i disa banesave në Barcelonë, Gava, Rubi dhe Castelldefels ku është dhe rezidenca e të dyshuarit kryesor, i cili ishte drejtuesi i grupit kriminal, një shtetas shqiptar, mjaft i njohur për policinë spanjolle. Gjatë kontrolleve u sekuestruan një sasi e konsiderueshme parash, 10 mjete të shtrenjta, pajisje të ndryshme elektronike dhe shumë dokumente.

Share This Video


Download

  
Report form