http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Trafik kokaine e kanabisi, vrasje dhe rrëmbim personi. Me këto akuza policia e Fierit arrestoi tre persona të skeduar në veprimtari kriminale.Ky është momenti kur policia e Fierit hyri ne një lokal për të arrestuar anëtarët e këtij grupi kriminal. Prangosja e tyre u bë mesditën e së mërkurës.Operacioni ?forca e Ligjit? çoi ne pranga Kujtim Kuçin, 45 vjeç, Bashkim Ahmeton 43 vjeç dhe Dritan Tushen, 47 vjeç.Arrestimi i tyre erdhi pas informacioneve se dispononin lëndë narkotike.Për ketë arsye policia ushtoi kontroll në lokalin e Kujtim Kuçti, në fshatin Fermë Çlirim. Aty u gjeten dhe u sekuestruan një pistolete Glock dhe 2 krehra me fishekë. Një pistolete iu kap edhe Bashkim Ahmetos.Ndërsa Dritan Tusha u gjet me një sasi kanabisi.Veç armeve të zjarrit dhe drogës policia sekuestroi 4 automjete, njëri i blinduar; 2 armë gjahu;1 detektor valësh; një shkop gome; 2 thika me përmasa të ndryshme; 8 telefona celularë dhe 900 euro.Sipas uniformave blu, ky grup dyshohet se ndër vite në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar kokainë, heroinë dhe kanabis, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Gjithashtu, dyshohet se ky grup kriminal që operonte kryesisht në zonën e Fierit, ka qenë i përfshirë në disa ngjarje të rënda si vrasje e rrëmbim personi. Policia nisi hetimin për të gjitha pasuritë që zotërojnë anëtarët e grupit, të cilat dyshohen se janë përfituar ne rruge kriminale.Deri tani janë identifikuar disa prej pronave si: një kompleks shërbimesh në fshatin Fermë Çlirim, ku përfshihet hoteleri, restorant, një pikë karburanti; 2 automjete, si dhe 2 banesa në Tiranë dhe 1 në Golem.