http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekonomia shqiptare po përballet me sfida dhe një prej tyre është edhe ulja e produktivitetit të saj, një fakt ky që vjen nga mungesa e prodhimit. Këtë shqetësim e ngriti guvernatori i Bankës së Shqipërisë, pas një studimi të kryer.
?Në veçanti, studimet tona kanë gjetur se shkalla e zgjerimit të produktivitetit në ekonominë shqiptare ? i përcaktuar gjerësisht si aftësia e ekonomisë për të shfrytëzuar punën dhe kapitalin fizik për gjenerimin e prodhimit ? është përgjysmuar në këtë periudhë, nga 2% në 1%. Për këtë arsye, rritja e produktivitetit ka qenë dhe duhet të mbetet një udhërrëfyes për axhendën e reformave strukturore në vend.-tha Sejko.?
Pas krizës ndërkombëtare, ekspertët nxitën një debat të ri, atë të modelit të rritjes ekonomike, ku mund të fokusohet zhvillimi i vendit. Në bazë edhe të gjetjeve të studimit, ekonomia duhet të orientohet drejt eksporteve dhe turizmit.?
?Ekonomia shqiptare ka qenë dhe është në një proces ristrukturimi të modelit të saj të rritjes. Ndër të tjera, ky proces parashikon një mbështetje më të madhe të rritjes në sektorët e orientuar drejt eksportit ? si industria dhe turizmi, si dhe një orientim më të madh të resurseve financiare drejt zgjerimit të investimeve. Zhvendosja e burimeve financiare, njerëzore dhe manaxheriale, midis sektorëve të ekonomisë, kërkon kohë dhe shoqërohet me ngadalësim të përkohshëm të produktivitetit. Megjithatë, ribalancimi i burimeve të rritjes, nga ndërtimi e tregtia drejt industrisë dhe shërbimeve të eksportit, është një proces i cili tashmë ka nisur. Kjo zhvendosje graduale vihet re dhe në ribalancimin simetrik të portofolit të kredisë bankare.?
Këto deklarata kreu i bankës i bëri gjatë prezantimit të drejtorit të ri ekzekutiv të bankës Botërore për Shqipërinë Patrizio Pagano.