http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm pak ditë para fillimit të shkollës, Inspektorati Shtetëror i Shëndetësisë po kalon ne site 1223 institucione arsimore sa i përket kushteve higjeno-sanitare. Kryeinspektori Eltar Deda ben te ditur se ne muajin qershor u janë lene rekomandime shume shkollave pas problemeve te konstatuara.
?Ne kemi lënë 726 rekomandime në inspektimet qe kemi kryer dhe rekomandime të cilat nga informacionet qe na vijnë,tashmë rezulton se kemi një përmirësim dhe reagim të pushtetit vendor, Ministrisë se Arsimit, drejtorive dhe të gjitha institucioneve të cilat e kanë për detyrë të kryejnë mirëmbajtjen e tyre. Të gjitha ato rekomandime kanë konstatuar kryesisht në plotësimin e dokumentacionit higjeno ? sanitar, rregullimin e kushteve, eliminimin e lagështirës aty kU ka patur, lyerjen e institucionit, rregullimin e nyejve higjeno- sanitare, dyer dritare, ndriçimi dhe bankat të cilat janë pjesë e mësimdhënies.?
Deda shprehet se në rast të mos plotësimit te detyrave të lëna do te merren masa sipas kritereve ligjore, te cilat shkojnë deri ne pezullimin e procesit mësimor.
?Nuk ka ndonjë veprim tjetër, normale që ato shkolla të cilat nuk mund të plotësojë kriteret dhe nuk janë brenda kritereve, detyrimisht do të zbatohet ligji. Behet zbatim i ligjit, nuk është se ka mbyllje totale por ka dhe pezullim për 2-3 ditë ose 1 javë deri sa të plotësohen kriteret.?
Inspektoratit Shëndetësor do te vijoje kontrollet ne institucionet arsimore deri në datën 16 shtator, një ditë para çeljes së vitit të ri shkollor për te garantuar kushtet higjeno-sanitare.