Ora News - Memaliaj, denoncoi në polici parcelat me kanabis, vritet në arë informatori

Ora News Lajme 2018-09-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 43-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Rabije të Memaliajt dhe sipas policisë viktima është shtetasi Alket Muhaj.

Sipas burimeve jo zyrtare, Muho informonte strukturat në Tiranë në lidhje me parcelat me kanabis në zonë, pasi nuk gjente më mbështetjen e policisë lokale të Tepelenës.

Policia nuk jep shumë detaje lidhur me krimin ndërsa mësohet 43-vjeçari ka pasur shenja dhune në kokë dhe trup.

"Në afërsi të fshatit Rabie, Memaliaj në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.M, 43 vjeç, banues në Rabie, Memaliaj. Menjëhere pas marjes së njoftimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve" informoi policia e Memaliajt pasditen e 6 shtatorit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, motivet dhe autorët e krimit.

Gjithashtu mësohet se viktima ka qenë i dënuar më parë.

Muhaj jetonte në fshatin Rabie bashkë me gruan dhe me dy fëmijët, ndërsa prindërit e tij jetonin në Patos të Fierit .Trupi i tij është çuar në spitalin e Fierit, ku edhe do të bëhet ekspertiza.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/memaliaj-gjendet-i-vrare-nje-42-vjecar

Share This Video


Download

  
Report form