Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sekuestrohen 85 kg lëndë narkotike kanabis si dhe 2 300 bimë narkotike në proces tharjeje në Këlcyrë dhe Memaliaj.
Nga disa operacione policie në Këlcyrë dhe Memaliaj janë sekuestruar një sasi prej 85 kg lëndë narkotike kanabis si dhe 2 300 bimë narkotike në proces tharjeje. Policia ka sekuestruar edhe dy armë zjarri. Në operacion janë angazhuar 70 forca policie nga komisariati i Gjirokastrës dhe Tepelenës.
Operacioni i parë u zhvillua në territorin e fshatit Panarit, të njësisë administrative Dishnicë, në vendin e quajtur ?Sheshi i Gjatë? ku u gjeten në një kasolle në brendësi të pyllit 1300 bimë të dyshuara narkotike të varura në proces tharje, si dhe një thes me rreth 10 kg me boçe të tharë të dyshuar si narkotike.
Policia mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative ka shpallur në kërkim policor një shtetas me inicialet S.D, si autor të dyshuar.
Operacioni i dytë u zhvillua në territorin e fshatit Izvor i vjetër, Memaliaj, ku u evidentua një kapanon brenda të cilit u gjetën një automatik, një pushkë, 8 thase me lëndë narkotike me peshë rreth 75 kg, si dhe 1000 bimë në proces tharje.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kapen-85-kg-dhe-2-300-bime-kanabis-ne-memaliaj-dhe-kelcyre/