Në Memaliaj janë sekuestruar 64 kilogram lëndë narkotike kanabis, ndërsa është arrestuar Muharrem Mino, 50 vjeç, banues në njësinë administrative Buz të Memaliajt.
Lënda narkotike është gjetur pas kontrollit të ushtruar në banesën e 50-vjeçarit, ndërsa sasia e drogës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan prokurorisë, ndërsa në terren policia po punon pë identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të cilët mendohen se kanë lidhje me prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Njoftimi i plotë i policisë së Memaliajt lidhur me goditjen e prodhimit të lëndëve narkotike:
Memaliaj
Goditet një rast i "Prodhim dhe shitje e lëndës narkotike".
Sekuestrohen 64 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Arrestohet në flagrancë autori.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër në banesën e shtetasit Muharrem Mino, në fshatin Kurtëz, Memaliaj u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.