http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nisi këtë të enjte serine e takimeve me liderët në Shkup.
Takimin e pare e zhvilloi me Presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Në qendër të bisedimeve do të jetë referendumi në Maqedoni për ndryshimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut
Më pas do të kryejë takime me kryeministrin Zoran Zaev, me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, gjithashtu me liderin e partisë opozitare VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski.
Pas takimit të kryeministrit Zaev dhe Stoltenberg do të zhvillohet dhe një konferencë përpara mediave.
Gjithashtu, pjesë e axhendës është dhe vizita në kazermën Ilinden ku do të merr pjesë në ushtrimin demonstrues të pjesëtarëve të forcave speciale. Vizitave të liderëve të NATO-s dhe Be këto ditë në Shkup i shtohet dhe ministri i Punëve të Jashtme i Luksemburgur, Zhan Aselbron, ndërsa deri në fund të javës vijnë edhe kancelarët e Gjermanisë dhe të Austrisë, Angela Merkel dhe Sebastian Kurc.