Partitë në takime intensive - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

Ndërsa ka nisur numërimi mbrapsht për zgjedhjet vendore të së dielës në Maqedoni, partitë politike shqiptare kanë vijuar takimet intensive me qytetarët.
Bashkimi Demokratik për Integrim u ndal në Komunën e Tearcës. Lideri i kësaj force, Ali Ahmeti kërkoi mbështetje për kandidatin e Tearcës, Isen Asanin. "Komunën e Tearcës do ta fitojmë dhe sukseset nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen. Kjo për faktin se lista e BDI-së përbëhet nga shumë personalitete që kanë dhënë shumë për ndryshimin e statusit të shqiptarëve në Maqedoni", tha Ahmeti. Ndërkaq, Partia Demokratike Shqiptare u ndal në Kumanovë. Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi tha para simpatizantëve se Kumanova është më e dëmtuara nga qeverisja aktuale Ahmeti-Gruevski. "Ftoj qytetarët e Kumanovës që të votojnë PDSH-në, duke dënuar funksionarët e BDI, të cilët nuk kanë bërë asnjë investim në zonat shqiptare në këtë rajon" u shpreh Thaçi. Takime elektorale mbajti edhe kreu i Rilindjes Demokratike Kombëtare, forcës së tretë shqiptare në Maqedoni. Osmani u ndal në Çegran ku sulmoi kundërshtarët e tij, Ahmeti e Thaçi.

As has begun the countdown to Sunday's local elections in Macedonia, Albanian political parties have attended intensive meetings with citizens.
Democratic Union for Integration focused on the Municipality of Tearce. The leader of the force, Ali Ahmeti asked for support for the candidate of Tearce, Isen Asanin. "Tearce Municipality will win and success will not be lacking in the future. This is because the DUI list consists of many personalities who have given much to change the status of Albanians in Macedonia, "Ahmeti said. Meanwhile, the Democratic Party of Albanians was stopped in Kumanovo. DPA leader Menduh Thaci told supporters that Kumanovo is affected by the current government Ahmeti Gruevski. "I invite the citizens of Kumanovo to vote DPA, convicted of DUI officials, who have made no investment in Albanian areas in this region," said Thaci. Election meetings held the head of the National Democratic Renaissance, third force Albanians in Macedonia. Osmani stood in Cegrane where attacked his opponents, Ahmeti and Thaci.

Share This Video


Download

  
Report form