Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka nisur shpërndarja e teksteve falas për ciklin fillor. Vendimi i qeverisë lehtëson më tepër familjet në vështirësi ekonomike pasi nuk do të paguajnë para për botimet shkollore për fëmijët e tyre në fillore. Librat do të dorëzohen në fund të vitit shkollor dhe ata do të përdoren për 3 vjet, ndaj nxënësit duhet të bëjnë shënime me laps.
Librat falas për ciklin fillor i kursejnë një familje që ka një fëmijë në shkollë nga 3-5 mijë lekë. Personat të cilët lehtësohen nga kjo kosto janë të papunët, ata që jetojnë në vështërsi ekonomike.
I tillë është rasti i Arvena Micit, nënës së dy fëmijëve nga Mëzezi i Tiranës. Është e papunën dhe ky është viti i parë që librat e shkollës do t'i marrë falas.
Arvena Mici: Unë e kam pasur të vëshitë, vajzën e kam në klasën e katërt dhe nuk kemi pasur mundësi t'i blejmë.
Ylber Hasanlama, kryefamiljarë shoqëroi djalin e tij Kledi të marrë librat për klasën e tretë. Vitet e mëparshme edhe Ylberi është ndeshur në vështërisë nëse do t'i siguronte paratë për të blerë tesktet shkollore për djalin.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vendimi-i-qeverise-libra-falas-ne-ndihme-te-familjeve-ne-veshtiresi-ekonomike