Ora News- Në 25 gusht nis shpërndarja e librave, 100 mijë nxënës i marrin falas

Ora News Lajme 2016-09-26

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në 25 gusht do të nisë shpërndarja e teksteve shkollore në të gjitha shkollat e vendit apo njësitë e liçensuara të shitjes.
Klasat e 1, 2, 6, 7 dhe 10 do të kenë kurrikul të re mësimore, ndërsa në 10 shkolla do të shtohet edhe lënda e Kulturës Fetare.
Sipas Drejtoreshës së Arsimit Parauniversitar, Zamira Gjini, këtë vit nuk ka mungesë tekstesh, përveç klasës së 10-të, për të cilat përzgjedhja do përfundojë me 30 gusht.
Zamira Gjini: Në datën 25 gusht fillon shitja e teksteve shkollore ne ambientet e shkollave ose në njësite tregtare që janë të licencuara. Në të gjitha shkollat afishohet lista e teksteve qe jane perzgjedhur per secilin klasë, me emrat e botuesve, emrat e autorëve dhe me cmimiet e teksteve. Për mësimin fetar ne shkolla do të përzgjidhen 10 shkolla në disa rrethe të Shqipërisë dhe do të fillojnë me një program të ri të shoqëruar edhe me tekse.
Në vitin e ri mësimor 2016-2017, 100 mijë nxënës të kategorive të veçanta do të marrim tekstet shkollore falas, që kapin vlerën e 300 milionë lekëve të reja.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/me-25-gusht-nis-shperndarja-e-librave-100-mije-nxenes-i-marrin-falas/

Share This Video


Download

  
Report form