Report TV - Punonin me mjete të ndryshkura, AKU mbyll lokalin e dasmave në Peshkopi

Report TV 2018-09-04

Views 0

AKU në kuadër të kontrolleve për gjithë gamën e produkteve ushqimore në funksion të sigurisë ushqimore ka pasur në vëmendje në veçantë edhe në kontrollin në lokalet e dasmave. Trupa inspektuese e DRAKU, Dibër evidentoi një subjekt me aktivitet ?Restorant për dasma? i cili kryente veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare. Konkretisht, gjatë kontrollit që AKU ushtroi në subjektin ?Drita Markja? Shupenzë, Peshkopi u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara.

Ndaj subjektit me Nipt L76507401U u mor masë administrative gjobë me vlerën 300.000 lekë si dhe masa bllokim i menjëhershëm i aktivitetit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes ?Shqipëria që duam?. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS