A1 Report - Peshkopi, furgoni del nga rruga 8 të plagosur, më rëndë një foshnjë

Report TV 2015-08-21

Views 6

PESHKOPI-Një tjetër aksident është regjistruar ditën e sotme në Peshkopi, pasi një furgon me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë plagosur lehtë 8 persona, mes të cilëve edhe një foshnjë 4 muajshe dhe një pasagjer tjetër janë nisur drejt Tiranës.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00 në aksin Peshkopi-Luzni, në fshatin Katund i Ri ku furgoni me 9 pasagjerë ka dalë nga rruga si pasojë e një defekti në sistemin e frenave, e si pasojë janë plagosur 8 persona, 6 prej të cilëve janë dërguar në Spitalin Rajonal të Peshkopisë ku ndodhen jashtë rrezikut pë jetën.

Në gjendje më të rëndë është një foshnjë 4 muajshe të seksit mashkull që është nisur me ambulancë drejt Tiranës pasi ka marrë dëmtime në kokë dhe krah.

Në drejtim të kryeqytetin është nisur edhe një pasagjer tjetër, Hamza Manuka 38 vjeç për mjektim më të specializuar.

Sipas korrespondentit të "A1 Report", Daniel Shehu, furgoni ka qenë duke ecur normalisht në drejtim të fshatit Katund i Ri ku drejtuesi Medi Cani ka konstatuar se sistemi i frenave kishte defeket.

Në këtë moment drejtuesi është përpjekur ta ndaloj mejetin në anë të rrugës në një kodër, duke shmangur rënien në lumin Drin në anën tjetër të rrugës.

IDENTITET E TË PLAGOSURVE

Yllka Numa 23 vjeç
Jonuz Sula 62 vjeç
Mehdi Cani 46 vjeç
Zedie Sula 50 vjeç
Sokol Muliu 41 vjeç
Hamza Manuka 38 vjeç
Fahri Kaci
Një foshnjë 4 muajshe të seksit mashkull

Share This Video


Download

  
Report form