KUKËS ? Nga një aksident i ndodhur rreth orës 17:00 në Rrugën e Kombit u ka marrë jetën tre personave, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Si pasojë e shpejtësisë së lartë, automjeti me targa AA938 JZ ka humbur kontrolli dhe është përplasur me një karrotrec me targa AA004LK.
Sipas policisë së Kukësit, përplasja ka rezultuar fatale për Elton Rramani nga Burreli, Kristian Tuci nga Mirdita dhe Agron Kurti nga Puka.
Ndërsa Arben Rramani ka mbetur i plagosur rëndë. Ai po transportohet për në Spitalin e Traumës në kryeqytet për shkak të gjendjes së rëndë shëndtësore.