Report TV - Pluhur dhe myk, AKU gjobit dhe mbyll 2 restorante në Burrel dhe Mat

Report TV 2018-08-31

Views 1

AKU në kuadër të kontrolleve për gjithë gamën e produkteve ushqimore në funksion të sigurisë ushqimore ka pasur në vëmendje edhe kontrollin në restorante. Trupa inspektuese e AKU-së evidentoi dy subjekte me aktivitet ?Restorant? ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Konkretisht, gjatë kontrollit që DRAKU, Dibër ushtroi në subjektet me aktivitet ?restorant? ?Skënder Tusha?, Burrel dhe ?Shkëlqim Rica?, Mat u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara. Ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 600.000 lekë si dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve.

Share This Video


Download

  
Report form