Report TV - Siguria ushqimore, Aku aksion në restorante

Report TV 2018-05-10

Views 1

Autoriteti Kombetar i Ushqimit, ndermori sot një aksion në restorantin "Brazili", në aksin rrugor Kamëz-Fushë Krujë, pas informacioneve që aty thereshin kafshë, veçanërisht të imëta.

Trupa inspektuese nga Drejtoria e Përgjithshme dhe ajo Rajonale e AKU, e cila edhe në këto momente ndodhet në ambientet e restorantit, konstatoi 50 karkasa qingji në një dhomë frigoriferike, të pavulosura e pacertifikuara.

Për këtë arsye, AKU dyshon se kafshët thereshin në ambientet e restorantit. Në pjesën e pasme të restorantit në fjalë u konstatuan dhe ambientet ku mbaheshin të imëtat e gjalla, ndërsa administratori i subjektit nuk tregon vendin apo thertoren ku mund të jenë therur.

Share This Video


Download

  
Report form