Ora News -Antidepresivët vetëm me recetën e mjekut,kërkohet forcimi i ligjit të tregtimit të barnave

Ora News Lajme 2018-08-30

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mjekët specialistë psikatër mendojnë që duhet forcuar ligji i tregtimit të barnave, që antidepresivët të mos ekzekutohen pa recetën e mjekëve. Ky diskutim u nis gjatë një takimi me qytetarët të kryeministrit Rama, ku profesionistë të shëndetësisë kërkuan që qetësuesit ndaj ankthit dhe depresionit të ekzekutohen në farmaci vetëm me recetën e mjekut.

Antidepresivët nuk duhet të ekzekutohen, shiten nga farmacitë pa recetën e mjekut.

Mjekët specialistë, ata psikiatër, thonë se një medikament që jepet pa përshkrimin e mjekut jo vetëm mund të shkaktojë efekte anësore por deri në varësi që mund të rezultojnë fatale.

Në fakt diskutimi i antidepresivëve nisi gjatë një diskutimi në platoformën e bashkëqverisjes, ku kryeministri Rama bisedon me qytetarët.

Shefi i qeverisë garantoi ndryshime ligjore në këtë drejtim, ndërsa mjekja psikiatre Arjana Rreli thotë se ka një ndjeshmëri dhe sensibilizim më të gjerë nga ana e farmacistëve.

Arjana Rreli: Mund të bëhen të rrezikshme për jetën e personit por ka grupe të veçanta të cilat krijojnë varësi në organizëm. Dhe duke mos u marrë kjo recetë nga specialisti, aq më tepër duke u "vetëmenaxhuar" për tu "vetëkuruar" nga individë që kanë nevojë për trajtime specifike në shëndet mendor, mund të çojë në varësi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mjeket-specialiste-antidepresivet-te-jepen-vetem-me-recete-overdoza-eshte-rrezik

Share This Video


Download

  
Report form