PD kundër ndryshimeve të ligjit të barnave, akuzon Ramën e Beqajn

Ora News Lajme 2015-10-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike është shprehur sërish kundër ndryshimit të ligjit të barnave.
Sipas PD ministri Beqaj dhe kryeministri Rama po vënë në rrezik jetën e qytetarëve vetëm për të mbrojtur interesat e tyre klienteliste.
Pjesë nga deklarata e deputetit Roland Keta
?Sot, këtë çmenduri, këtë kaos, mungesë kontrolli e sigurie për medikamentet, Ilir Beqa kërkon ta sanksionojë me ligj. Qeveria, Edi Rama dhe Ilir Beqa, po kërkojnë të heqin pikërisht atë nen të ligjit që shërben si garanci për ilaçet që hyjnë në vendin tonë.
Duke i hapur rrugët e importit për skarcitete, vetëm e vetëm që biznesi i miqve dhe klientelës Rama-Beqa të lulëzojë, pa marrë në konsideratë shëndetin e qytetarëve.
Ligji aktual nuk lejon futjen e një medikamenti që nuk ka qarkulluar të paktën dy vjet në vendet e Bashkimit Europian.
Kjo garanci për pacientët shqiptarë, është pengesë për biznesin e Ramës dhe Beqës, ndaj ata po kërkojnë ta heqin, duke vënë në rrezik shëndetin, sigurinë e barit, cilësinë e tij.
Partia Demokratike e dënon fuqimisht këtë përpjekje kriminale të Ramës dhe Beqës, dhe fton qytetarët të reagojnë të mbrojnë shëndetin e tyre. Të mos lejojnë këmbimin e shëndetit me biznesin e ilaçeve të Ramës dhe Beqës.
Deri më sot, Ilir Beqa dhe Edi Rama kanë nxjerrë nga arka e shtetit 35 miliardë lekë gjoja për shëndetësinë falas. Ku kanë shkuar këto para? Shëndetësia është në ditën më të keqe. Në spitale mungojnë gjërat më bazike. Paratë janë në xhepat e qeveritarëve dhe miqve të tyre. Dhe qytetarët paguajnë vetë çdo gjë e shumë shtrenjtë.
Prokuroria duhet të hetojë këtë sipërmarrje kriminale në kurriz të qytetarëve dhe shëndetit publik.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pd-kunder-ndryshimeve-te-ligjit-te-barnave-akuzon-ramen-e-beqajn/

Share This Video


Download

  
Report form