Ora News - Basha: Sulmi mafioz ndaj gazetares sepse zbuloi lidhjet e deputetit PS me Shullazin

Ora News Lajme 2018-08-30

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i PD-së Lulzim Basha i bën thirrje Ramës të gjejë "mafiozët që përdorën armët ndaj gazetares Klodiana Lala.

Ai zbulon se plumbat kanë goditur dhomën ku flejnë vajzat e gazetares që mbulon lajmet në fushën e drejtësisë dhe shkak ka qenë publikimi i lidhjeve të ngushta të deputetit të Edi Ramës, Jurgis Çyrbja me bandën e Emiljano Shullazit.

" Mesazhi mafioz për gazetaren është i qartë:se kush del nga rreshti, kush shqetëson qeverinë, kush nuk i bindet sundimit të krimit, e ka fundin e shpejtë. Sulmi me armë ndaj gazetarës Klodiana Lala, e cila së fundmi nxori në dritë lidhjet e ngushta të deputetit të Edi Ramës, Jurgis Çyrbja me bandën e Emiljano Shullazit, janë tregues se krimi ndjehet i paprekshëm! Dhe kjo është e vërteta e hidhur! Prej 5 vjetësh krimi po triumfon, sepse ai bashkëqeveris me Edi Ramën!

Basha i bën thirrje Ramës "të lërë lotët e krokodilit dhe të gjejë autorët e sulmit mafioz me armë kundër gazetarës Klodiana Lala!"

"Le të thërrasë banditët e vet brenda dhe jashtë burgut, le të flasë me horrat e vet brenda dhe jashtë parlamentit dhe të gjejë mafiozët që, nën mbrojtjen e qeverisë së tij, guxojnë të përdorin armë kundër gazetarëve që zbulojnë lidhjet e krimit me qeverinë e Edi Ramës"

Kryetari i PD-se ka dhe nje mesazh per Ramen.

"Sot, kam edhe një mesazh për Edi Ramën: do të mbahesh ti përgjegjës i vetëm, nëse gazetares Klodiana Lala, familjes së saj, çdo gazetari që nuk ha bukën tënde apo çdo opozitari me qeverinë tënde i preket qoftë edhe një fije floku nga horrat dhe krimi që ke nën urdhra! Mesazhi im për cdo qytetar është se sa kohë kryeministri i vendit është i lidhur me krimin, Shqipëria do jetë në mëshirën e bandave. Me të mirat dhe të këqijat tona, duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të çlirohemi nga krimi që qeveris vendin."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-rames-gjej-mafiozet-qe-qelluan-gazetaren-do-mbash-pergjegjes

Share This Video


Download

  
Report form