Gjatë raportimit live të gazetares së A1 Report Joniada Koçi duket se nuk ka zgjuar interes vetëm ajo çka po ndodhte në protestë por edhe vetë ajo. Në këto pamje vihet re një qytetar, i cili qëndron pas krahëve të gazetares duke ndjekur me përqëndrim maksimal të gjithë raportimin e Koçit. Për të patur mundësi ta ndiqte sa më mirë Joniadën, burri ka hequr edhe syzet duke vijuar të tregojë interes të plotë për raportimin. Madje qytetari është treguar aq i kujdesshëm që raportimi i gazetares sonë të vijonte qetësisht, sa është përpjekur të largojë edhe insektet që mund të afroheshin. Të jetë ndonjë simpatizant i fshehtë i gazetares sonë? Megjithatë përveç tij ka patur edhe simpatizantë të tjerë të Partisë Demokratike, të cilët kanë "dhënë kontributin" e tyre gjatë këtij raportimi.