Adoleshentëve tanë çdo ditë po u rreziko" /> Adoleshentëve tanë çdo ditë po u rreziko"/>

Ora News - Farmacitë po i shesin "vdekjen" adoleshentëve, denoncimi dramatik

Ora News Lajme 2018-08-29

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Adoleshentëve tanë çdo ditë po u rrezikohet jeta. Në farmacitë e tona adoleshentët mund të blejnë lirshëm pa recetën e mjekut dhe sa të duan ilaçe antidepresivë, të cilat nëse konsumohen me shumicë mund t'u rrezikohet dhe jeta.

Silvana Sinani, infermere në shërbimin 24 orë në familje është gjetur vetë 4 herë para situatave të tilla dramatike.

"Të rinj, adoleshentë që marrin antidepresivë me shumicë, bëhet fjalë për 10- 20 kokrra dhe kanë qenë në rrezik jete. Jemi detyruar të aplikojmë serume dhe lavazhe. Situata vërtet dramatike" tregoi eksperiencën e saj zonja Sinani gjatë takimit me koordinatorët e bashkëqeverisjes në sallën e Hartave ne kryeministri.

Familjet e adoleshentëve i kanë treguar se fëmijët e tyre mund ti blejnë pa asnjë problem në farcami ilaçet si Diamaks dhe Diazepan.

"Antidepresivët të marra në masa të mëdha shkaktojnë vdekje. Kemi gjetur raste adoleshentësh, të cilët në momente delikate kanë pirë disa antidepresivë dhe jam gjetur para situatave të tmerrshme"

Të gjendur pa rrugëdalje familjet e këtyre adoleshentëve i kanë kërkuar asaj të ngrejnë zërin

"Jam këtu për të sjellë një fenomen që duhet ndaluar. Sepse pasi bëra denoncimin në Shqipëriaqëduam.al mësova masat administrative për dy farmacitë, por dhe sot që ne flasim familjet më thonë se fëmijët e tyre i blejnë këto antidepresivë në 2 farmaci më tutje pa asnjë pengesë"

Në shtete si Amerikë, Francë, Itali, këto lloj medikamentesh nuk jepen fare në farmaci por është mjeku i familjes që i jep.

"Duhet të shihet më thellësisht ky problem, edhe legjilacioni sa i takon dhënies antidepresive, pasi janë vërtetë dramatike" apeloi zonja Sinani.

Koordinatorja e bashkëqeverisjes tha se institucionet kishin marrë masat administrative por u ndal tek Urdhri i Farmacisë i cili siç tha ajo " në vend që të reagonte dhe të merrte hapa konkretë në lidhje me licencën e këtyre farmacive apo ushtrimin e aktivitetit vendosi ta kalojë këtë situatë në heshtje"

Vetë kryeministri Rama tha se në plan pune do të vihet dhe ndryshimi përkatëse në ligj.

"Kemi planifikuar që në ditët në vijim të organizojmë takim me Urdhrin e Farmacistit për të ngritur proble shumë serioz dhe në planin e punës ndryshimet përkatëse në ligj dhe të ndërhyhet në mënyrë të menjëhershme me masat drastike"
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/farmacite-po-i-shesin-vdekjen-adoleshenteve-denoncimi-dramatik

Share This Video


Download

  
Report form