Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Aldison Belulaj, djali i cili vrau studenten e Fakultetit të Drejtësisë sepse e refuzoi dhe më pas qëlloi veten po lufton me vdekjen.
Shefi i Traumës në Tiranë Jorgo Margo flet për një prognozë jo të mirë të 23 vjeçarit.
Jorgo Margo: "Është në rrezik jete. Ka dy plagë me plumba. Sot ka shkuar në reanimacion dhe është i intubuar. Shpresojmë të mos vazhdojë enjtja e trurit. Që në momentin kur ka ardhur në spital ka qenë në gjëndje kome"
Familja e Ariela Muratit në Zharrës të Patosit ka hapur dyert e mortit. Studentja e vitit të tretë të fakultetit të Drejtësisë u vra një ditë më parë në kryeqytet nga bashkëfshatari i saj Aldison Belulaj, pasi ajo i kishte refuzuar dashurinë.
Teksa u tha që historia e dashurisë mes dy të rinjve kishte nisur që në periudhën e gjimnazit në Patos, drejtoresha e gjimnazit "Sotir Çapo", Mireta Nasto mohon diçka të tillë.
Sipas saj i gjithë stafi i shkollës ishte befasuar kur morën vesh lajmin. Megjithatë ajo i përshkruan si Aldisonin ashtu edhe Arielën nxënës shumë mirë.
Ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin ndodhi para Fakultetit të Mjekësisë rreth pasdites së 21 janarit 2018. 23-vjeçari Alsidon Belulaj vrau me armë zjarri 21 vjeçaren Ariela Murati dhe më pas qëlloi edhe veten.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/djali-qe-vrau-studenten-e-drejtesise-po-lufton-me-vdekjen