Rikthehet pas 64-vjetësh në kampin famëkeq të Tepelenës, aty ku kaloi 5 vjet të fëmijërisë saj.
"Erdha 9 muajsh dhe ika kur u mbyll në '54", shprehet terezina Capaliku.
Lekë Përvizi është një tjetër i mbijetuar i kampit, që ata që u internuan nga regjimi komunist, e cilësojnë si Aushvicin shqiptar. Përjetimet e dhimbjes dhe vuajtjeve që provoi ai dhe familja e tij, por dhe të gjithë bashkëvuajtësit e tjerë i ka jetësuar nëpërmjet pikturës.
Terezina dhe Leka janë vetëm 2 nga 3380 persona që u internuan në kampin që u mbyll në 1954 dhe ku vdiqën afro 300 fëmijë, një pjesë e madhe të varrosur jashtë telave të rrethimit te tij. Një prej tyre ishte dhe fëmija e Drane Jakjes, e cila varrosi dhe më pas zhvarrosi djalin e saj 2-vjeçar, duke e mbajtur për shtatë javë trupin e tij pranë vetes, për ta rikthyer në vendlindje e për ta varrosur sipas zakoneve.
Drane Jakja pas vdekjes, Gjelë Gjikola, Mrikë Gjikola dhe Lek Pervizi u dekoruan nga Presidenti Meta me titullin e lartë ?Për Merita të Veçanta Civile?, në diten e përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare.
Në Kampin e Tepelenës, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka ndërtuar një Memorial kujtese ndërsa ka në projekt dhe transformimin e të gjithë kompleksit në një Muze të Kampeve të Punës së Detyruar të Diktaturës Komuniste.