Ora News - Kampi i Tepelenës, Aushvici shqiptar? Xhufi: Banale!

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Historiani Pëllumb Xhufi ka publikuar në studion e "Arena" në Ora News një dokument të CIA-s rreth kampit të Tepelenës. Ai thekson se konsiderimi i këtij kampi si Aushvici shqiptar është banale.

Xhufi: Çështja e kampit të Tepelenës ishte ndoshta kampi më i mirë se kampet e tjera. Kampi i Maliqit ishte më i tmerrshëm. Askush nuk e thotë pse u ngrit ky kamp. Pas prishjes me Jugosllavinë, ka ndodhur një gjë e madhe pasi Jugosllavia ngriti bazat në Prizren dhe në Ulqin, ku organizoheshin grupet që arratiseshin nga Shqipëria. Armatoseshin, vinin dhe bënin aksione. Në këtë kamp u izoluan familjet kryesisht nga veriut.

Këta që e kanë promovuar çështjen e këtij kampi ku është angazhuar edhe Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tepelenës, e kanë quajtur Aushvici shqiptar, kampi i shfarosjes në masë. Po ta dëgjojnë lobet çifute do të tmerrohen sepse është një banalizim. Unë kam pasur rastin të shoh dokumentet e CIA-s për këtë kamp që ishin informuar nga njerëz nga brenda. Ata thonë që këta janë familjet e njerëzve të arratisur të sponsorizuar nga Jugosllavia.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kampi-i-tepelenes-aushvici-shqiptar-xhufi-banale

Share This Video


Download

  
Report form