Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në 15 ditëshin e dytë të muajit gusht, shqiptarët po përballen me çmime të larta për të fluturuar nga Rinasi drejt destinacineve të tjera. Më të prekur nga kjo situatë janë emigrantët që ju duhet të kthehet në shtetet ku jetojnë dhe punojnë, pasi përveç çmimeve të larta të biletave të avionit, duhet të presin me orë të tëra vonesat e kompanive ajrore.
Për të udhëtuar në fundjavë nga aeroporti ?Nënë Tereza? në Rinas drejt Milanos bileta e avionit vetëm vajtje kushton minimalisht mbi 280 euro, i njëjti çmim është edhe të udhëtosh drejt Berlinit, ndërsa Rinas-Londër udhëtarët duhet të paguajnë 500 euro.
Por ndryshe shfaqet situata në fundjavë, ku për të hyrë në tërritorin shqiptar nga aeroporti i Rinasit çmimet e biletave nga të njëjtat destinacione janë 5-6 herë më të ulëta.
Emigrantët shqiptarë, në 15 ditëshin e dytë të muajit gusht po përballen me çmime shumë të larta për të fluturuar drejt destinacioneve ku jetojnë dhe punojnë, kryesisht në Itali, Greqi, Gjermani apo Angli.
Besnik Vathi, operator turistik: Çmimet janë të larta jo thjesht se është periudhë emigrantësh, por kanë qenë dhe mbeten të larta gjatë gjithë periudhës.
Operatorët turistikë shprehen se çmimet e larta nuk janë vetëm në periudhën korrik-gusht, por vendin tonë ky fenomen e shoqëron pothuajse në të gjithë vitin duke e krahasuar me vendet e tjera të rajonit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fluturojne-cmimet-e-biletave-te-dale-nga-rinasi-duhet-te-paguash-minimalisht-280-euro