Stop - Cmimet e biletave të autobuzëve sipas qejfit, jo kilometrave! (15 dhjetor 2017)

RTV KLAN 2018-05-09

Views 7

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;
Emisioni ?STOP? ka realizuar një vëzhgim për çmimet e biletave në autobusë të linjave të ndryshme. Ajo që rezulton është se çmimi nuk është në përpjestim me kilometrat e përshkuara. Nga Krraba në Bërzhitë e Elbasan, çmimet variojnë sipas vullnetit të personit që menaxhon linjat në fjalë.

Si të mos mjaftonte kjo, qytetarët shpesh nuk marrin biletë, duke bërë që këto kompani t?u shmangen detyrimeve ligjore në raport me tatimet.

Gazetarja e emisionit ?STOP? ka komunikuar me disa qytetarë në lidhje me çmimin që paguajnë për të shkuar në destinacionin e tyre.

Qytetarja 1 ? Për në Baldushk 1200 lekë për të shkuar e 1200 lekë për të ardhur.

Qytetarja 2 ? 1000 mijë lekë deri në Baldushk. Na duket çmim i lartë, por çfarë të bëjmë? Nga e keqja ?

Qytetari 3 ? Unë jam stacioni i fundit, paguaj 1200. Ku të ankohesh?

Qytetari 4 ? Më duket shumë 1000 mijë lekë. 2000 mijë lekë pa vënë asgjë në gojë, vetëm autobuz.

Përfaqësuesi i një prej linjave të autobuzave shpjegon çmimet që ka vendosur, nëqoftëse do të mund të quhet shpjegim.

?31 km është deri në Krrabë, 1000 lekë është bileta (1200 lekë). Deri në Bërzhitë 700 lekë (1000 lekë). Deri në Elbasan 1500 lekë. Hajde ta bëjmë, të hipim bashkë, ti me të Elbasanit, unë me të Krrabës, kush shkon më shpejt dhe më shpesh? Është e barabartë me kilometrat. Nga Tirana në Krrabë është 33 km, në Bërzhitë 20 e ca. Ne sjellim pa lekë qumështin, domatet, gjelat e detit. Pa lekë, pa asgjë!?

Shoqëritë e transportit, si çdo tatimpagues kanë detyrim për të deklaruar dhe paguar tatimet për të cilat janë përgjegjëse, siç janë tatimi mbi fitimin, tatimi mbi vlerën e shtuar çdo datë 14 të muajit pasardhës që pason periudhën e deklarimit, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, tatimi mbi të ardhurat nga punësimi etj. Qarkullimi i aktivitetit ?Shërbim transporti? përbëhet nga totali i biletave dhe aboneve të shitura dhe bashkë me shpenzimet e zbritshme përcaktojnë edhe fitimin e këtij aktiviteti.

Por këto shoqëri nuk i pajisin qytetarët me bileta dhe shprehen se nuk posedojnë abone. Këtë fakt e vërteton edhe kamera e fshehtë e emisionit ?STOP?.

Rasti 1

Faturino ? Ku do shkosh?

Qytetarja ? Te kjo ura.

Faturino ? Ura e Beshirit.

Qytetarja ? Po! Më fal, po bileta s?ka këtu?

Faturino ? Do ti? (biletë)

Qytetarja ? Jo se dua unë, është rregull. Duhet ta japësh për të gjithë, jo për mua.

____

Rasti 2

Qytetarja ? Mund të ma japësh biletën të lutem? Sepse aty thotë nëqoftëse nuk pajiseni me biletë, mund të mos paguani.

____

Rasti 3

Qytetarja ? Te Tegu. Po bileta s?ka? Gjithë biletat i fute në xhep ti, asnjërit s?ia dhe.

Faturino ? S?i jap.

Qytetarja ? Si s?i jep? Lekët i merrni ju, bileta nuk jepni. Duhet të japësh bileta, jo (vetëm) mua, të gjithëve. Jo t?i fusësh në xhep.

____

Rasti 4

Qytetarja ? Ky ikën te Tegu?

Faturino ? Po.

Qytetarja ? Sa është?

Faturino ? 30 lek...

Share This Video


Download

  
Report form