Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Para dy deputetëve gjermanë kryetarit të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla iu desht të përgjigjej edhe lidhur me kontaktet që një deputet i tij ka pasur me një pjesëtar të grupit kriminal të Emiljano Shullazit.
Më 17 korrik PD doli në një deklaratë për median ku deklaroi se deputeti socialist i Shijakut, Jurgis Çyrbja në kohën kur drejtonte hipotekën e Durrësit ai ka komunikuar dy herë më Gilmando Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit në lidhje me regjistrimin e Hotel Vollgës.
Balla heshti për telefonatat mes Gilmando Danit dhe Jurgis Çyrbjes por sqaroi se ndaj deputetit të tij nuk ka asnjë hetim apo procedim penal.
Pyetja: Po për përgjimin ku një deputeti i grupit parlamentar të PS-së rezulton se ka pasur kontakte disa vite më parë me një person pjesëtar të një grupi kriminal. A keni ju një koment si kryetar i grupit PS, qoftë dhe reagim moral?
Taulant Balla: "Ju jeni gazetar i vjetër dhe ky lajm ka qarkulluar një vit më parë dhe unë si kryetar i grupit parlamentar kam bërë verifikimet dhe kam marrë informacione nga organet ligjzbatuese dhe më rezulton se ndaj deputetit në fjalë nuk ka asnjë hetim apo procedim penal për çështjen në fjalë
Kryetari i Grupit Parlamentar i PS z. Taulant Balla, priti sot ne Kryesine e Kuvendit dy deputetet e SPD Gjermane z. Josip Juratovic dhe Dr. Martin Roseman.
Lexoni dhe: PD: Çyrbja i lidhur me Shullazin, deputeti: Duan të dëmtojnë imazhin tim
Lexoni dhe Taulant Balla: Sigurisht që e njoh Edmond Begon por..
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/para-deputeteve-gjermane-balles-i-duhet-te-flase-edhe-telefonatat-e-deputetit-cyrbja-me-gilmando-danin