Kryetari i grupit të PS-së Taulant Balla u shpreh se shumica nuk është tërhequr aspak nga nisma për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, pasi e akuzojnë se shkeli Kushtetutën për anulimin e datës së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
A jeni tërhequr nga shkarkimi? "Aspak! Rezoluta e ka... pikësëpari është të qartësojë së është Republikë parlamentare. Dhe presidenti ka bërë një akt antikushtetues. Akti i paprecedentë i presidentit nuk ka asnjë vlerë juridike. Lëreni Kuvendin të bëjë detyrën që i takon. Të enjten do të ketë një diskutim të gjerë dhe në fund do të dali në një rezolutë me një qasje institucionale. Përballë një akti antikushtetues do të duhet një vendimmarrje e përgjegjshme. Presidenti nuk e ka këtë kompetencë. Mund të ketë shumë dëshira po jo të gjitha dëshirat ti shndërrojë në dekrete" tha ai.
Më pas i foli për takimin me një delegacion gjerman që vizitoi Shqipërinë. "Ka një numër të madh deputetësh gjermanë që mbështesin rekomandimin. Ka një proceduar dhe Bundestagu ka edhe një javë punë dhe sipas planifikimeve do ishte e pamundur që të shqyrtonte, kërkohet votim me më shumë se 700 anëtarë nga Bundestagu. Unë e kam thënë se viti 2019 do të jetë viti i bisedimeve".