https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplu" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplu"/>

Presidenti Mattarella bën thirrje: "Duam rrugë të sigurta në Itali" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-08-19

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas përcjelljes për në banesën e fundit të viktimave të urës Morandi në Genova, presidenti italian Matarela, ngushëlloi familjarët për humbjen e tyre gjatë funeralit shtetëror dhe bëri thirrje për garanci në të gjitha rrugët e Italisë.



Sergio Mattarella: ?Një moment pikëllimi, dhimbjeje të përbashkët, jo vetëm të gjenovezëve, por për të gjithë Italinë. Është një tragjedi e papranueshme. Vendi është i bashkuar dhe po bën vlerësimin e përgjegjësive, gjë e cila duhet të ndiqet me ashpërsi. Kërkoj një angazhim për një verifikim rigoroz dhe marrjen e përgjegjësive për të siguruar qytetarët e vendit tonë për sigurinë e rrugëve në të gjithë vendin.



4 ditë pas tragjedisë së rëndë ku humbën jetën 43 persona, më në fund ka reaguar edhe kompania koncesionare. Drejtori i kompanisë ?Fabio?, Giovanni Castelluci, në një konferencë për mediat kërkoi falje në emër të firmës si edhe ka siguruar se kompania do të bëjë të gjithë kompensimin e nevojshëm për banorët e prekur.



Vetëm 18 prej 43 viktimave u përcollën me ceremoni shtetërore gjatë së shtunës, ndërsa familjarët e viktimave të tjerë, refuzuan ceremoninë në shenjë zemërimi ndaj shtetit.



Mes viktimave që u përcollën për në banesën e fundit ishin edhe dy shqiptarët 22-vjeçari, Marjus Djerri dhe Admir Bokrina nga Shkodra.

Share This Video


Download

  
Report form