Presidenti Thaçi bën thirrje për bashkim - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-09-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka bërë apel partive politike për bashkim, në mënyrë që qytetarët të udhëtojnë sa më shpejtë të lirë. Hashim Thaçi: ?Thërras të gjithë politikanët dhe partitë politike në vend që të kemi një kontinuitet dhe qëndrim të përbashkët që me një zë të flasim që në një afat të shkurt kohor prej disa muajsh të arrijmë liberalizmin e vizave, nëse ne si politikë dhe institucione të Kosovës nuk do jemi të bashkuar për këtë temë për liberalizmi e vizave dhe të argumentojmë plotësimin e të gjitha kritereve do rrezikojmë të gjithë procesin që të shtyhet për vitin 2020. Ftoj të gjithë të ngrihemi mbi çdo interes politik elektoral, të gjithë duhet të prezantojmë progresin pa dallime?. Presidenti Thaçi tha se ka marrë bekimin e plotë nga Shtetet e Bashkuara për marrëveshjen finale me Serbinë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. ?SHBA-ja ka dhënë mbështetjen e plotë dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duke i dhënë mbështetjen një marrëveshje për njohje reciproke, përshpejtim të Kosovës drejt NATO-s, dhe BE dhe demarkimin e kufirit. Kam bekimin e plotë të Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve të Kosovës, përfaqësoj politikën e jashtme të Kosovës.? Thirrja e presidentit të Kosovës vjen pas vizitës së tij në Nju Jork dhe Uashington.

Share This Video


Download

  
Report form