Për të tretin vit radhazi në kryeqytet u zhvillua gara e ?Shtegut të Gjelbër?. Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, mbi 100 çiklistë amatorë dhe profesionistë, të apasionuar me natyrën dhe sportin, si dhe grupe të rinjsh vullnetarë, u bënë pjesë e itinerarit çiklistik.
Garës iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në nisje të saj tha se ky aktivitet sportiv synon ndërgjegjësimin e qytetarëve se biçikleta është një zgjidhje e shëndetshme në një qytet si Tirana. Veliaj theksoi se tashmë kjo garë është kthyer në një traditë të bukur për kryeqytetin, duke e përfshirë Tiranën në kalendarin e të apasionuarve pas këtij sporti.
?Më vjen mirë që jeni regjistruar rreth 100 profesionistë. Ajo që më pëlqen shumë është e kemi futur Tiranën në një kalendar. Kur një gjë ndodh njëherë, është një organizim i bukur, po kur një gjë ndodh 2 herë, 3 herë, 4 herë, do të thotë që po stabilizohet një traditë dhe besoj që ajo që është më e rëndësishme për qytetin tonë është të stabilizojmë një traditë.