Report TV EKSKLUZIVE Pronari i lokalit 3 km rrugë mbi furgonin në ecje të turistëve spanjollë

Report TV 2019-08-17

Views 10

TIRANE - Report Tv siguron një video ekskluzive të momentit kur Mihal Kokëdhima, pronari i një restoranti në Porto Palermo, në një mënyrë krejtësisht të çmendur, i është hedhur me trup furgonit ku udhëtonin turistë spanjollë dhe teksa automjeti është në ecje ai godet me grushte xhamin e përparmë duke e thyer atë, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë.

Turistët brenda furgonit janë të tmerruar.

Automjeti drejtohet nga një shofer shqiptar. Edhe pasagjeri i parë dhe një tjetër udhëtarë janë shqiptarë, ndërsa në furgon dëgjohen të flasin të frikësuar edhe turistët spanjollë.

Ata kanë njoftuar policinë, ndërsa nga sa dëgjohet në videon ekskluzive të Report Tv, ata janë nisur nga Porto Palermo, ndodhen pranë Qeparosë, dhe do të shkonin deri në Sarandë në stacionin e policisë për ta dorëzuar aty pronarin që i rrezikoi jetën.

Gjithçka mund të ishte kthyer në një tragjedi. Rruga nga Porto Palermo në Himarë për në drejtim të Sarandës, është mjaft e vështirë, e ngushtë dhe me kthesa të forta.

Teksa situata është bërë gjithnjë edhe më e vështirë, në një rrugë prej 3 kilomtrash me pronarin e çmendur mbi furgon, turistët spanjollë dhe shqiptarët i kërkojnë të zbresë. Edhe vet Mihal Kokëdhima, 51-vjeçar, kërkon që makina të ndalojë pasi nuk ka më forcë të qëndrojë mbi xham teksa furgoni është në ecje. Por edhe pasi ndalon dhe zbret nga xhami i përparmë i automjetit, Mihal Kokëdhima kërkon të hapë derën e furgonit dhe t'i sulmojë sërish turistët.

Share This Video


Download

  
Report form