HIMARË-Një grup turistësh spanjollë janë sulmuar nga pronari i një lokali. Mësohet se turistëve janë larguar për shkak të vonesës së porosisë, por furgoni i tyre është ndjekur nga pronari i identifikuar si Mihal Kokëdhima, i cili më pas i ka goditur me grushte si dhe ka nxjerrë armë të ftohta në tentativë për t'i goditur.
Siç raporton gazetari i Report Tv, Limos Didani, Kokëdhima ka thyer xhamin e furgonit, por mjeti ka arritur që të largohet deri në vendin e quajtur "Volloder" ku është pikasur nga një furgon i FNSH-së, i cili ka ndërhyrë menjëherë.
Report Tv sjell foto dhe video të furgonit me të cilin kanë udhëtuar turistët spanjoll. Siç mund të shihet nga pamjet, furgoni ka marrë dëmtime të mëdha, kryesisht në xhamin e përparmë të saj. Furgoni është me targa shqiptare, çka do të thotë se ai është marrë me qira nga spanjollët. Kokëdhima është ndaluar nga policia. Ai aktualisht ndodhet në spital pasi ka mbetur i dëmtuar, për shkak se ka thyer xhamin me grushte.
Raportohet gjithashtu se edhe grupi i përbërë nga 5 turistë spanjollë ndodhen në spital, pasi kanë marrë disa lëndime në trup.