http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prestigjiozja spanjolle ?El Pais? rendit shqiptaren Ermonela Jaho në debutimin e saj përkrah Placido Domingos si me te duartrokiturën e festivali Castell de Peralada në teatrin Real të Madridit.
Vepra ?Thais? nga francezi Massenet, ka qenë një tronditje për publikun që e ka shijuar të interpretuar nga këto dy zëra të jashtëzakonshëm të skenës operistike, shkruan gazeta.
Në këtë vepër operistike, Athanael-it, një murg i ri, që interpretohet nga Placido Domingo përpiqet të shpëtojë nga jeta e shthurur kurtizanen Thais, që vjen nën zërin e sopranos shqiptare Ermonela Jaho. Pikërisht, kjo betejë që zhvillohet për vlerat e shoqërisë ka jehuar më fuqishëm se asnjëherë ne Madrid.
Sopranoja shqiptare nuk performon për herë të parë me maestron Placido Domingo. Në fillim të këtij viti, Verdi vulosi shkëlqimin e këtyre dy zërave në skenë.