Ermonela Jaho rrëmben OSCAR-in - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-16

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho ia del të ngrejë Oscar-in e International Opera Awards dhe të triumfojë mes shumë figurave të shquara të artit operistik në botë. E nominuar në kategorinë per çmimin e publikut sopranoja ka fituar votat e marra nga e gjithë bota, për t?u kurorëzuar si fituesja e International Opera Awards për vitin 2016. Danielle De Niese, Joyce Di Donato, Gerald Finley, Juan Diego Flórez, Michael Fabiano, Eva-Maria Westbroek dhe Dmitri Hvorostovsky ishin zërat më të mirë pretendentë të trofeut me të cilin u vlerësua sopranoja shqiptare Ermonela Jaho. Në Teatrin Savoy të Londrës ku u ndanë çmimet operistike, e mrekullueshmja Ermonela Jaho interpretoi ?Un Bel Di? nga Madama Butterfly. Sopranoja nuk ka harruar të falenderojë admiruesit e saj nëpër botë dhe ta ndaje gëzimin e saj me shqiptarët për mbështetjen që i dhanë. ?Dua te falenderoj te gjithë admiruesit e artit tim neper bote dhe veçanërisht ne Shqipëri per mbështetjen dhe dashurinë. Kushdo qe i dedikon jetën pasionit te tij është gjithmonë fitues. Ju dua te gjithëve,? shkruan Ermonela në Facebook. - See more at: http://vizionplus.al/ermonela-jaho-rremben-oscar-in/#sthash.ll3UT5X6.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form