Fjalët për të përshkuar emocionet e mëdha, që përjeton në këtë rikthim në shtëpinë e saj, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho kësaj here e ka të vështirë që t?i gjejë lehtësisht. Jo vetëm, sepse këtu janë rrënjët e saj, por sepse, kauza që këtë mbrëmje do ta ngjitë në skenën e Qendrës Kulturore Ortodokse përkrahë artisteve Elda Laro, Vikena Kamenica, Enada Hoxha dhe Paula Jaho është e fortë. Ermonela Jaho vjen në këtë kauzë, si grua, si motër edhe si shoqe për të dhënë kontributin e saj, por edhe për të dhënë një mesazh për mbarë shoqërinë tonë, që kushdo mund të bëjë gjëra humane në Shqipëri.
?Kur kthehesh në shtëpinë tënde ndihesh shumë e emocionuar. Është një energji të veçantë, që unë nuk gjej dot fjalët për ta përshkruar. Është boshllëku i madh që të mungon, jo për të ngritur flamurin e patriotizmit, por sepse janë rrënjët e tua. Sidomos kur vjen për një kauzë, jo vetëm si artiste, por si grua, motër edhe shoqe do të jap kontributin tim, ndihem qenie humane më e mirë, artiste më e mirë, edhe në një farë mënyre është një mesazh që mund t?i jepet brezit të ri,që gjërat pozitive ndodhin edhe në Shqipërinë tonë me halle?, rrëfen sopranoja Ermonale Jaho.
Prej dy vitesh Ermonela Jaho është ambasadore nderi e YËCA, shoqatë joqeveritare, që ka në fokus ndërgjegjësimin e grave kundër kancerit të gjirit. Kësaj here Jaho ka zgjedhur për të ngjitur në skenë, artistet më në zë të cilat dinë të jetësojnë ccdo ditë forcën e gruas me artin e tyre.
?Ndihem e nderuar që jam pjesë e këtij rrugëtimi, duke kapur dorë për dore gratë shqiptare për të bërë diçka. Është një pikë ujë në oqean. Por nëse kjo pikë ujë është e mbushur me dashuri edhe vullnet arrin që të çajë edhe një gurë. Urojë që të jetë një gurë i vogël, që të ndërtohet diçka e madhe. Mendoj se duhet të japim ne shembullin tonë edhe duke e bërë në mënyrë konkrete është ndryshe. Mendoj se kjo nisëm mund të ndihmojë, të tërheq vëmendjen për më shumë ndërgjegjësim, për ta njohur këtë sëmundje, që gratë diagnostifikohen më të, mos të ndihen në faj apo ta përjetojnë si ndjenjë turpi?, thotë Jaho, e cila sjell në kujtesë dy mikeshat e saj, që kanë humbur jetën nga kjo sëmundjeje.