Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kanë mbërritur të gjitha viktimat në morgun e spitalit të Vlorës, ku po i nënshtrohen ekspertizës të mjekëve. Fillimisht, ekspertiza u është bërë dy fëmijëve të familjes Zykaj dhe më pas po i nënshtrohen ekspertizës viktimave të tjera.
Viktimat kanë plagë të shumta nga plumbat e kallashnikovit.
Policia e ka rrethuar spitalin me një perimetër duke mos lejuar afrimin e gazetarëve. Ndërkohë, mbetet ende i pa qartë numri i të plagosur. Por, konfirmohet se dy prej tyre kanë përfunduar në sallën e kirurgjisë të spitalit rajonal të Vlorës.
Policia nuk ka arrestuar ende autorin e ngjarjes.
Ngjarja
Pasditen e se premtes (10 gusht) 24 vjeçari Ridvan Zykaj ka shkuar në banesën e vëllait të moshuar të gjyshit të tij dhe ka qëlluar me breshëri automatiku duke vrarë atë dhe gruan e tij.
Pasi vrau Demir Zukajn 75 vjeç dhe gruan e tij Perie, 72 vjeç, ai ka shkrepur automatikun ndaj djalit të Demirit, Azem Zykaj 45 vjeç dhe gruas së tij, Afërdita Zykaj 42 vjeç.
Autori i masakrës nuk është ndalur me kaq. Pasi ka braktisur shtëpinë e tyre, ai ka shkuar në banesën e djalit tjetër të 75 vjeçarit, duke vrarë Besimin, 43 vjeç dhe gruan e tij Vasilika, 42 vjeç. Gjithashtu, ai ka vrarë edhe dy fëmijët e tij, Sara 16 vjeçe dhe Ledioni 8 vjeç.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/viktimat-e-masakres-ne-vlor-po-i-nenshtrohen-ekspertizes