Ora News - Arrestohet autori i masakrës së Vlorës, gjendet dhe arma e krimit

Ora News Lajme 2018-08-11

Views 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka përfunduar pas 12 orëve arratia e autorit të masakrës në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë.

Ridvan Zykaj, autori i vrasjes së 8 pjesëtarëve të fisit të tij, mes tyre tre gra dhe 2 fëmijë, u arrestua mëngjesin e sotëm (11 gusht) në një zonë periferike në dalje të Selenicës.

Policia informon se autori nuk ka bërë rezistencë gjatë momentin të arrestimit.

Policia ka sekuestruar edhe armën e krimit të rëndë, një kallashnikov si dhe telefonin me të cilin komunikonte edhe gjatë kohës që ishte në arrati.

Njoftimi i policise: Si rezultat i punës së mirëorganizuar, krehjes së territorit, kontrolleve të shumta dhe pa ndërprerje gjatë gjithë natës edhe me anë të qenit gjurmes, të përdorur nga ana e strukturave Policore të DVP Vlorë, RENEA, FNSH dhe Delta Forcë, u bë e mundur kapja e autorit të krimit Ridvan Zykaj në një zonë periferike në dalje të Selenicës. Gjithashtu u sekuestrua edhe arma e krimit, një kallashnikov. Autori është shoqëruar në DVP Vlorë, për veprimet e mëtejshme.

Mbi 24 vjeçarin rëndon akuza ''Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave'', parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal. Materialet hetimore i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Zykaj vrau pasditen e së premtes (10 gusht) 8 kushërinjtë e tij
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/arrestohet-autori-i-masakres-se-selenice

Share This Video


Download

  
Report form