Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me duart e lidhura para, Ridvan Zykaj, autori i masakrës së 10 gushtit, me 8 të vrarë doli sot paradite para gjyqtares e cila do të bëjë vlerësimin e masës së sigurisë.
Kishte momente kur sytë nuk i ndante nga kamerat që vijonin ta filmonin.
Seanca për masën e sigurisë ndaj Ridvan Zykajt jepet në gjykatën e Vlorës.
Seanca ishte parashikuar të niste në orën 11:00 por avokati i caktuar kryesisht Gentian Lekaj nuk është paraqitur ende.
Mbi 24 vjeçarin rëndon akuza ''Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave'', parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal. Materialet hetimore i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë
Dinamika e krimit
Pasditen e 10 gushtit 2018 Ridvan Zykaj ka shkuar me automatik fillimisht në banesën e Demir Zykës, vëllait të gjyshit të tij.
Aty ka vrarë Demir Zykaj 75 vjeç dhe gruan e tij, Perie Zykaj 72 vjeç. Më pas ka shkuar në banesën e Besimit (djali i Demirit) . Aty ka vrarë Besimin dhe bashkëshorten e tij, Vasilika dhe dy fëmijët, Sarën, 16 vjeçe dhe Ledionin 8 vjeç.
Kur kanë dëgjuar britma e të shtëna Azemi (vëllai tjetër i Besimit dhe djali i Demirit) dhe Afërdita, (e shoqja e Azemit) kanë shkuar në banesën e Besimit për të parë se çfarë kishte ndodhur.
Aty janë ekzekutuar dhe ata të dy. Tre viktima janë gjetur të vrarë në oborr, ndërsa të tjerët janë gjetur brenda në banesa.
Filmoi viktimat
Aktualisht 24 vjeçari Ridvan Zykaj mbahet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës dhe nesër pritet të dalë para gjykatës së këtij qyteti. Telefoni i autorit të masakrës në fshatin Resulaj në Selenicë të Vlorës është sekuestuar nga grupi hetimor si provë materiale. Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori pasi kreu masakrën ka filmuar viktimat dhe masakrën që kishte kryer me telefonin e tij.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/autori-i-masakres-ne-vlore-del-sot-ne-gjykat