Rrugë e re te Komuna e Parisit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-08-09

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Bashkia e Tiranës vijon investimet edhe gjatë sezonit te verës. Kete te enjte ka nisur ndërtimi i një rruge e cila do të lidhe rrethrrotullimin e ri me rrugën ?Robert Zhvarc?. Erion Veliaj, gjatë inspektimit të punimeve tha se është duke u ndërhyrë paralelisht në çdo lagje të qytetit.



?Filluam me Unazën e Re, pra një aks nga Shkolla Teknologjike, Fabrika e Miellit dhe deri në Farkë, që sistemon të gjithë ata që janë transit nëpër këtë zonë. Më parë i gjithë ai trafik shkonte mes përmes Komunës së Parisit. Vazhduam pastaj me hapin e dytë, sistemimet nëpër lagje. Siç e dini, rrethrrotullimi i madh i Komunës së Parisit dhe rrugët me sens unik e kanë bërë një mini-unazë të gjithë këtë lagje, duke qetësuar trafikun midis autostradës dhe stadiumit ?Dinamo?. Ndërkohë, tani po hyjmë në nivel kapilar, në çdo lagje?



Veliaj premtoi se ky segment do të pajiset me korsine e dedikuar per biçikleta.



?Ka qenë angazhimi ynë që investimet e reja, nga tani e tutje të jenë të pajisura me korsi të dedikuara për biçikletat. Kemi parë një rritje të jashtëzakonshme, shumë inkurajuese, të biçikletave në Tiranë, ndaj do të vazhdojmë me këtë frymë. Nëse trafiku përshtatet për biçikletat, do të kemi më shumë biçikleta. Nëse trafiku është vetëm për makinat, do të kemi më shumë makina. Pra, secili prej nesh merr trafikun për të cilin planifikon dhe për të cilin ndërton



Kreu i Bashkisë së Tiranës u shpreh se gjatë viti të fundit të mandatit të parë, do të shtohet vëmendja për investime në çdo lagje të qytetit.

Share This Video


Download

  
Report form