Zbardhet motivi i atentatit te “Komuna e Parisit” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-08-07

Views 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë ?arrest me burg? për Dejvis Rustemajn, i akuzuar si autori i plagosjes së Mariglen Hoxhës pranë ?Komunës së Parisit?, në Tiranë.

E njëjta masë u dha dhe për tre miqtë e tij Klajdi Kodra, Igler Qose dhe Ardit Xhaferri. Gjatë seancës, të arrestuarit nuk folën mbi motivet e ngjarjes, por hetuesit kanë zbuluar se shkak kanë qenë debatet mes të plagosurit dhe autorit për vrasjen e djalit të dajës së Mariglen Hoxhës.

Në lidhje me këtë ngjarje, mësohet se të arrestuarit të cilët kishin njohje të mëparshme me Mariglen Hoxhën, e kanë akuzuar se nuk kishte reaguar për vrasjen e djalit të dajës së tij të cilin e kishin mik. Kaq ka mjaftuar që një natë para ngjarjes, ata të përleshen fizikisht në sheshin ?Nënë Tereza? dhe një ditë më pas të qëllojnë në drejtim të Mariglen Hoxhës në kryqëzimin te ?Komunës së Parisit?.

Ndaj të arrestuarve rëndojnë akuzat e ?vrasjes së mbetur në tentativë të kryer në bashkëpunim? dhe ?përkrahje e autorit të krimit?.

Share This Video


Download

  
Report form