Ora News - Kreditimi i ekonomisë i dobët

Ora News Lajme 2018-08-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Biznesi shqiptar edhe në tremujorin e dytë nuk është kredituar. Banka e Shqipërisë raporton se kërkesa e bizneseve për kredi ka ardhur në rritje, ndërkohë bankat shprehen se kanë shtrënguar standardet e kreditimit për biznesin e madh dhe i kanë lënë të pandryshuara për biznesin e vogël dhe të mesëm.

Kjo situatë nënkupton që investimet dhe rritja e të punësuarve për këtë periudhë në sektorin privat nuk do të ketë përmirësim.

Sipas monedhave, kreditimi në lekë ka shfaqur norma më të larta rritjeje se ai në valutë të huaj kryesisht në euro. Kjo si rezultat i uljes së normave të interesit për kreditimin në lekë. Ndërkohë, normat e interesit për kreditë në euro shfaqen lehtësisht më të larta se në tremujorin e parë, por mbeten në nivele më të ulëta në krahasim me vitin 2017. Por ka qenë një tjetër situatë me kreditimin e individëve.

Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë në tremujorin e dytë të vitit 2018, kredia për individë është rritur duke u mbështetur më së shumti nga kredia për banesa dhe më pak nga ajo për konsum.
Mësohet se kjo situatë gjatë këtij tremujori, bankat kanë lehtësuar kërkesat për kolateral për individët dhe kanë lënë të pandryshuar kushtet e tjera. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë gjatë muajit qershor kredia për ekonominë në total u ul me 9.4 mld lekë krahasuar kjo me një muaj më parë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kreditimi-i-ekonomise-i-dobet

Share This Video


Download

  
Report form