Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike shprehu edhe njëherë shqetësimin për procesin e vettingut duke akuzuar se me diktimin e Edi Ramës, po mban në sistem gjyqtarë e prokurorë të korruptuar.
Këtë herë denoncoi rastin e Brikena Ukperaj, gjyqtarja e Apelit në Vlorë. Sipas Ina Zhupës, zëdhënëse e PD-së, ky është një nga rastet kur vettingu ka vepruar me dy standarde, duke ligjëruar pasuri të pajustifikuara të gjyqtares.
Ina Zhupa: Mosjustifikimi dhe mungesa e një hetimi të thelluar nga organet e vettingut për një shtëpi në emër të bashkëshortit;Problemet për blerjen e një automjeti, për të cilin organet e vettingut nuk hetuan me vëmendje, si dhe Mosverifikimi i plotë i ankimit të familjes Bodo kundër vendimit të dyshimtë për aferën e 200 hektarëve tokë në Karaburun, që favorizoi deputetin socialist Fidel Ylli. Këto janë tre pikat e errëta të vendimit të organeve të vettingut, që po mban në sistemin e drejtësisë gjyqtarë të korruptuar.
Sipas PD arsyeja përse Brikena Ukperaj ka kaluar shkallën e parë të vettingut, shpjegohet me skemën e Edi Ramës për të kontrolluar Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-denoncon-rastin-e-vetingut-gjyqtaren-brikena-ukperaj