Ora News - Qeveria pa plan për pandeminë, PD denoncon: Spitali Covid 4 jashtë funksionit

Ora News Lajme 2020-08-01

Views 0

#tvora #rtvoranews

Partia Demokratike e ka cilësuar mashtrim të kryeministrtit Edi Rama faktin që një muaj e gjysmë pas inagurimit, spitali Covid 4 është jashtë funksionit ndërsa pacientët e Senatoriumit do të paguajnë mashtrimin e qeverisë duke u zhvendosur në mjedise që nuk marrin shërbimin e specializuar.

Orjola Pampuri: Qeveria e Edi Ramës është pa asnjë plan për të përballuar situatën, që është në gje dje të lirë. Qeveria është dorëzuar. Kryeministri në ikje nuk e ka shtuar fondin për shëndetësinë as në buxhetin e rishikuar pra pak ditësh. Shqipëria ka nevojë të rrisë nunrin e testimeve, të rrisë kapacitetet laboratorike, pasi 4 muaj pas shpërthimit të epidemisë, vazhdohet që të punohet me 1 laborator të vetëm. Mungesa e një strategjie ka bërë që Shqipëria të jetë në 15 vendet e para në Europë me numrin më të lartë të të infektuarve për 1 milionë banorë. Është e pafalshme që qeveria është shndërruar në mbajtëse statistikash dhe nuk thotë çfarë plani ka për të vënë nën kontroll situatën e rënduar.

Jeta dhe shëndeti i qytetarëve vlejnë më shumë se pushteti i Edi Ramës. Duke u fshehur, nuk fsheh problemin, por e përkeqëson atë. U bëj thirrje qytetarëve të marrin masa për të ruajtur vetë jetën e tyre. Të përdorin maskat në mjedise të mbyllura, të ruajë distancën. Është shërbimi më i mirë që mund të bëjnë për veten, pasi qeveria nuk do t?ia dojë për ta. Mashtrimi me këtë spital fantazëm është një provë tjetër për këtë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/qeveria-pa-plan-per-pandemine-pd-denoncon-spitali-covid-4-jashte-funksionit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS